fbpx
Bota

Gjendet peshkaqeni më i vjetër në planet, studiuesit çuditen (Video)

Peshkaqenët janë disa nga gjallesat ujore që kanë jetuar në Tokë për një kohë të gjatë. Të gjithë kemi dëgjuar për megalodonin, filmat që janë bërë dhe legjendat që flasin për një ekzemplar të gjallë, diçka i përjashtuar plotësisht nga shkenca.

Prejardhja e peshkaqenit është shumë e hershme para se megalodoni të popullonte Planetin, konkretisht besohet se paraardhësit e tij datojnë 190 milion vjet më parë. Kjo është arsyeja pse kjo specie peshkaqeni është një nga më të çuditshmet në botë.

Jeton më shumë se 1.000 metra thellë, ka gati 5 metra dhe mund të peshojë një ton, gjë që e bën atë një gjigant të vërtetë të thellësive. Një ekip studiuesish kanë arritur të marrin disa imazhe të tij në Gjirin e Meksikës, me të vërtetë të jashtëzakonshme për shkak se kjo gjallesë e madhe është e pakapshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button