Categories Bota

Infektohet e dashura e djalit të madh të Presidentit Trump

Mediat e huaja kanë shkruar mesditën e kësaj të shtune se e dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Kimberly Guilfoyle, është një ish-personalitet i televizionit “Fox News”, e lidhur me Donald Trump Jr. 51-vjeçarja Guilfoyle është izoluar menjëherë pasi zbuloi se testi i saj për Covid rezultoi pozitivë, kanë shkruar mediat amerikane.

Përmes një deklarate për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: Ajo po bëhet mirë dhe do të ritestohet për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike. Si një masë paraprake ajo do të anulojë të gjitha ngjarjet e ardhshme.

Donald Trump Jr u testua i painfektuar, por si një masë paraprake është gjithashtu vetizoluar dhe po anulon të gjitha aktivitetet publike. Tashmë dihet se Guilfoyle është personi i tretë afër presidentit amerikan që del e infektuar me COVID, raportojnë media amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME