fbpx
Bota

Kur të hapet toka para syve, gropa në rrugë “gëlltit” katër këmbësorë

Katër këmbësorë në një qytet jugor kinez janë gllabëruar nga një gropë që u hap papritmas në rrugë në momentin që ata po kalonin. Kalimtarët u dëmtuan nga rënia në gropë, e cila ishte 3 metra e gjarë, 1 metër e gjerë dhe 1 metër e thellë. Besohet se hapja e gropës u shkaktua nga uji brenda sistemit të kullimit nëntokësor.

Autoritetet lokale filluan riparimin e rrugës. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Nanning. Gropa u hap mes dy ndërtesave të banimit. Nga pamjet e publikuara fillimisht bie një burrë. Disa sekonda më vonë u afruan dhe tre burra të tjerë që ranë brenda.

Ndërsa rruga filloi të shkërmoqej, katër burrat u zhytën tërësisht në gropë. Një biçikletë e parkuar në rrugë gjithashtu ra në vrimë. Katër banorët u ndihmuan nga kalimtarët për të dalë nga gropa.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button