Categories Lajme

Braçe kundër skemës së TVSH për bujqësinë: Më vjen turp që jam në Kuvend

Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi paketën fiskale të vitit 2002, dhe ndryshimi i taksës së akcizës për disa produkte.

Ibrahimaj u shpreh se paketa fiskale për 2022 synon të rrisë të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit në masën 5,2 miliardë lekë. Sipas saj paketa parashikon reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore, duke shtuar se do të ketë një garanci 1 miliard lekë për fermerët.

Ndërkohë pati kundërshti nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha se me heqjen e kompensimit 6% i TVSH-së për fermerët dhe rikthimin e taksës për imputet bujqësore po goditet ky sektor.  Ai shprehet se u vjen turp që është pjesë e Kuvendit që godasin bujqësinë dhe mbajnë ende në fuqi favorizimet për birrën. Në akcizën e prodhuesit të birrës, është vendosur që ata deri në një sasi të caktuar prodhimi nuk paguajnë asnjë taksë.

Pjesë nga debati,  Braçe: Dua të gjitha rekomandimet e FMN për të gjitha përjashtimet, dhe dua të di kriterin që keni zbatuar ju për të selektuar përjashtimet që duhet të hiqen që nga ky vit, vitin tjetër e në vijim. Kush ka qenë kriteri, sepse të godasësh një sektor siç është bujqësia, ndërkohë që shumë më tepër para, sepse e thash dje dhe vijoj ta them që më vjen turp që në këtë Kuvend, sa kohë kam i vetmi diskutim që bëhet, shtyhet deri në një farë vendi dhe më pas tërhiqet është birra, birra, që turpërohen deputetët në sallën e Kuvendit sa herë ju duhet që të ulin kokën dhe të ngrenë dorën dhe të mbajmë në fuqi atë favor që kemi dhe më shumë para sesa tek skema e TVSH-së e imputeve bujqësore a atje tek birra. Dhe meqë e kam parë dhe e kam lexuar që është në listën e FMN që të hiqet ai lloj favori që bëhet te birra, dua të di cili ka qenë kriteri që keni zbatuar??

Spaho: Po ju e dini ….

Braçe: Pse ndërhyni, ca duhet të bëj unë ta mbyll, po mirë mo po e mbyll… (largon mikrofonin)

Spaho: Thoni arsyen e vërtetë mos bëni sikur nuk e dini, duhet të thoni nuk bëhet për këtë arsye

Braçe: Më vjen turp që jam në kuvend dhe nuk kemi miratuar heqjen e favorizimit për birrën

Deputeti Braçe ka kërkuar sqarim nga Ministrja e Financave edhe për vendosjen e taksës 65 lekë/ litër për naftën e jahteve, ku tha se ato do të pahgujanë vetëm atë taksë apo si gjithë të tjerët.

“Keni propozuar vendosjen e një taksë për mjetet lundruese turistike për naftën. Cila është barra fiskale për këto mjete aktualisht, dua të di në bazë të kujt ligji këto mjete janë trajtuar me akcizë 0 dhe TVSH zero e kështu me radhë. Cili është ligji këtë barrë fiskale dhe kush autoritet e ka zbatuar këtë? Ne paguajmë deri në 110 lekë taksa për naftë, për makinë, motor, traktor apo zetor, mjafton të jesh jashtë skemës së bujqësisë këta do të paguajnë vetëm 65 lekë për litër apo si gjithë të tjerët”, tha Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME