Categories Lajme

Brataj: Nëse keni 5 dite me Omikron shkoni urgjent në spital

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi në një lidhje me “Skype” për News24 situatën me koronavirusin në vend. Brataj tha se me variantin Omicron, shifrat e infektimeve kanë arritur në rekord, ndërsa ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar është se është ulur me rreth 50% numri i të shtruarve në spitale.

Më tej, Brataj tregoi edhe ku ndryshon varianti Omicron nga ai Delta, teksa ky i fundit është një formë më e rëndë e koronavirusit. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Delta shfaqet 5-6 ditë pas infektimit, ndërsa Delta shfaqet 2-3 më vonë; me variantin Delta të infektuarit humbasin 40-50% shijen dhe nuhatjen, ndërsa me Deltën vetëm 10%, raporton “BalkanWeb”.
Intervista:

Si është situata?

Në një situatë të tillë, ku të gjithë parametrat kanë ndryshuar dhe për fatin e mirë jo të gjithë janë përkeqësuar, numri i të shtruarve në spitale është thuajse konstant, dhe rreth 50% më pak se vitin e kaluar.

Tipike është fakti i numrit të vizitave, që është disi i rritur, në krahasim me vitin e kaluar. 434 vizita në banesë kemi në 24 orët e fundit, dhe mbi 200 kemi konsulta me mjekun e familjes. Nga këto, vizita për Covid janë 87, pra janë dyfishuar në krahasim me dhjetorin.

Vijon të jetë në qarkullim varianti Delta?

Sigurisht që është akoma në qarkullim. Jemi në fazën ngjitëse të infeksioneve nga vala e katërt e Omicronit, pasi kemi shifra të larta infektimi. Por ndryshimi është te numri i të shtruarve në spital, se kemi më pas, krahasuar me vitin e kaluar.

Sa qëndrojnë në shtëpi pacientët me Omicron?

Klinika është e varur me gjendjen shëndetësore, me moshën, vaksinimi, etj. Do t’i gjejë të gjithë, edhe të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit, por çmimin më të lartë do ta kenë të pavaksinuarit.

Cilat janë benefitet e një të vaksinuari të prekur nga Omicroni?

Të pavaksinuarit rrezikun e kanë shumë herë më të madh, sepse Omicroni është gjithmonë koronavirus. Nëse zgjat më shumë se 5 ditë, kujdes sepse edhe Omicron jep shenja të pulmoneve. Ka shumë asimpomatikë dhe që e kalojnë lehtë, por nëse kalon një javë dhe keni probleme me frymëmarrjen, duhet t’i drejtoheni spitalit, sidomos kur oksigjeni bie poshtë 90.

Kush e ndan nëse është Delta apo Omicron dhe a ka raste në spital me Omicron?

Sekuencimi nuk bëhet. Tamponi tregon nëse je pozitiv ose jo. Nëse format shfaqen 5-6 ditë më vonë, është Delta, nëse shfaqet 2-3 ditë, është Omicron. Nëse Delta kishte 40-50% humbjen e shijes dhe nuhatjes, Omicroni e ka 10%. Omicroni ka bllokim hundësh e sekrecione, që ishin më të rralla te Delta. Omicroni është më i ngjashëm me gripin.

A mbron ende maska?

Masat janë të shkruara në gur, nuk ndryshojnë. Maska ka 100 e ca vite që mbrojnë. Nuk ndryshojnë rregullat në asnjë mënyrë. Maskat duhen mbajtur, sidomos kush ka fëmijë të vegjël, sepse janë të pavaksinuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME