Categories Lajme

Brenda banesës ku u gjet laboratori në Has

Familja Shuti, në Brenog të Hasit, në banesën e së cilës u gjet laboratori i heroinës, është gjunjëzuar ekonomikisht.

Më i moshuari i shtëpisë, Mustafa Shuti, mezi qëndron në këmbë, ndërkohë që frymëmarrja i është përkeqësuar pëe shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Bashkëshortja e tij, e paralizuar në shtrat, ndërsa Anila, e cila më parë punonte si edukatore, tani është e papunë.

Kjo e fundit dhe Mustafa Shuti janë duke vuajtur masën e arrestit shtëpiak.

Xhaviti, bashkëshorti i Anilës ndodhet në burg, ndërsa tre fëmijët dalin vetëm nga shtëpia për në shkollë.

Gazetari: A mund ta përballoni këtë situatë?

Shuti: “Unë jo, jam i sëmurë”.

Gazetari: A mund të pajtoheni?

“Nuk pajtohem se ka qenë qëllimisht, në dijeni jo. Më tha ma lësho një dhomë, ia lëshova bëra një firmosje kontrate dhe ka ik në punë të vet. Se kush erdhi në kët botë”, tha Shuti për abcnews.

Kujtojmë këtu se mbrëmjen e 19 tetorit, policia gjeti në banesën e familjes Shutinë Brenog të Hasit një laborator heroine, 182,5 kg morfinë, 22 përbërës për heroinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, gjykata ka lënë në burg Xhavit Shutin, Flamur Bishondhe Vehbi Barushin.

Ndërkohë për më të moshuarin e familjes, Mustafa Shutin dhe bashkëshorten e Xhavitit, Anilën, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME