Categories Lajme

Brenda burgut që nuk ka hekura

Dostojevski në romanin e tij “Krim dhe ndëshkim” të 1866-tës, shkruante: “Niveli i civilizimit të një shoqërie matet me burgjet e saj”, Dhe Franca duket se kërkon të jetë në linjë me këtë thënie. Ajo ka nisur të zbatojë projektin e parë pilot për një reformë në burgje dhe sistemi i ri parashikon një strukturë ku bashkëjetojnë burgosja dhe riintegrimi në shoqëri.

Vënia në jetë e projektit mbi burgun inovativ të sigurisë së ulët iu besua studios francez Lan (Local Architecture Netëork) e krijuar nga italiani Umberto Napolitano dhe francezi Benoît Jallon. Nëse burgjet fillimisht ngriheshin në qendra urbane, nga fundi i viteve 1900, Franca vendosi largimin e tyre nga qytetet. E megjithatë, burgu i Nanterre, u ngrit pikërisht në një zonë të shumë populluar: në lagjen e Chemin-de-l’Île në Nanterre. Arkitektët realizuan një strukturë, e cila të ishte në harmoni edhe me ambientin përreth.

Ajo nuk ka hekura, duke i shkuar kështu deri në fund idesë së integrimit me shoqërinë, e ka madje dhe një “fashë të gjelbër” si dhe ambiente komode për të dënuarit. Nanterre është një burg inteligjent, i pajisur me një “tru” elektronik që kontrollon ndërtesën dhe sistemet e saj të monitorimit. Selia qendrore teknologjike është gati një lloj “salle regji” . Mbikëqyrja e të burgosurve që lihen gjysmë të lirë, bëhet në mënyrë dinamike përmes disa byzylykëve me të cilët janë lidhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME