Categories Lajme

Kina drejt ‘izolimit’ total, virusi mbërrin në Europë, Shqipëria ende larg ‘hartës së rrezikut’

Koronavirusi nuk ndalet teksa është vetë qeveria kineze e cila konfirmon se infeksioni i saj është duke u përshpejtuar jo vetëm në territorin e shtetit më të populluar por dhe në gjithë botën.

Mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë të gjitha rastet e zbuluara tashmë me këtë virus duke ndërtuar edhe një hartë ku vendet e prekura janë me ngjyrë të kuqe.

Azia është kontinenti më i prekur me Kinën, vendin e origjinës së këtij virusi, Vietnami, Tajvani, Japnia, Kore e Jugut, Tailanda, Malajzia, Hong Kong, Makau, Singapor, Nepal.

Në Australi janë mundur deri tani të identifikohen tre të prekur me koronavirus, në SHBA dy kurse duket se virusi vdekjeprurës ka prekur dhe Europën ku deri tani i vetmi vend i prekur është Franca me tre të prekur.

Shqipëria është ende shumë larg rrezikut të këtij virusi duke ditur largësinë e madhe me Francën. Mediat italiane raportuan se në Bari, shumë afër Shqipërisë ishte identifikuar një person i dyshuar me virus, më saktë një soprano e cila kishte performuar në Wuhan dhe ishte kthyer kur virusi sapo kishte shpërthyer por nuk u konfirmua më se ishtë apo jo me koronavirus apo me diçka tjetër.

Hong Kongu ka shpallur gjendje e emergjencës kombëtare për shkak të këtij virusi pasi janë 5 të prekur aty, kurse është anuluar edhe maratona e atletëve.

Akoma më emergjente është gjendja në Kinë ku deri tani janë izoluar 15 qytete dhe virusi po prek edhe provincat e paprekura. Deri tani janë 57 milion banorë pa shërbim publik në Kinë kurse në Wuhan aq i lartë është numri i pacientëve sa nuk ka shtretër për të sëmurit me koronavirus dhe qeveria është detyruar që të bëjë një spital të ri brenda 15 ditëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME