Categories Lajme

Brezovicë, mbyllet qendra e skijimit pas vdekjes së zv.ministrit

Zv.ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, Arian Daci ka ndërruar jetë ditën e sotme pas rënies së një orteku bore në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Ndërkohë, pas ngjarjes së rëndë, Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka marrë vendimin që qendra e skijimt në Brezovicë të mbyllet për dy ditë, derisa të përfundojnë hetimet.

“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohen për rastin si dhe pritet rrezik edhe nga një ortek i borës. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër”, ka thënë drejtori i AMMK, Ilir Morina.

Sakaq, mbyllja e qendrës së skijimit ka vënë në kaos të gjitha agjensitë turistike nga shqipëria dhe jo vetëm. Shumë nga agjensitë planifikojnë çdo ditë udhëtime në Brezovicë, të cilat përfshijnë qëndrime dy ditore dhe më tepër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME