Categories Lajme

Britania është në kohë të anulojë Brexit-in

Britania e Madhe është në kohë për anuluar shkëputjen nga Bashkimi Europian. Sipas opinionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Londra ka të drejtë të ndërrojë mendje dhe të vendosë të vazhdojë të jetë pjesë e unionit, nëse këtë e pranojnë të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Por për të ndërruar mendje, Londrës i ka mbetur vetëm pak kohë, deri në përfundim të procedurave të shkëputjes, pra brenda gjysmës së parë të 2019-ës.

Opinioni mban firmën e avokatit të përgjithshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Manuel Campos Sançez-Bordona, i cili u ktheu përgjigje letrës së një grupi politikanësh skocezë të cilët u interesuan të dinin nëse anulimi Brexitit pranohej ligjërisht. Gjithsesi opinioni i kësaj gjykate nuk ka fuqi detyruese ligjore. Komisioni Europian ishte shprehur më herët se Neni 50 për shkëputjen e një vendi anëtar ishte i pakthyeshëm që prej momentit që aktivizohej.

Opinioni publikohet në një kohë kur parlamenti britanik ka nisur debatin 5 ditor që do të përmbyllet me votimin më 11 Dhjetor të marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit. Plani për shkëputjen i mbështetur nga kryeministrja May rrezikon të mos arrijë votat e nevojshme për miratim, pasi kundër saj janë një pjesë e deputetëve konservatorë. Mosmiratimi rrezikon t’a zhysë Britaninë në krizë të gjithanshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME