Categories Bota

Britania mbyllet deri më 15 shkurt

Britania e Madhe është izoluar nga pjesa tjetër e botës deri më 15 shkurt, duke mbyllur të gjitha korridoret e udhëtimit nga ajri, toka apo deti. Qeveria angleze njoftoi se nga ora 4 e mëngjesit të së hënës, çdo person mund të hyjë në vend vetëm nëse paraqet një rezultat negativ të testit të Covid-19.

Për ata që nuk e kanë kryer testin brenda 72 orëve nga mbërritja në kufi, do të aplikohet gjoba në masën 500 paund. Secili udhëtar do i nënshtrohet izolimit 10-ditor në shtëpi apo hotel, periudhë që mund të shkurtohet në 5 ditë karantinë nëse provohet negativiteti me një test të ri Covid.

Të premten e kaluar, Britania ndaloi udhëtimet nga Amerika e Jugut, Portugalia dhe nga ishujt afrikanë të Kape-Verdes nga frika e variantit të ri të virusit të zbuluar në Brazil. Mutacioni mendohet se ka fuqi më të madhe infektuese sesa covid-i i zakonshëm, dhe u shtohet atyre të identifikuar më parë në Angli dhe në Afrikën e Jugut.

Një prej këtyre mutacioneve raportohet se qarkulloi në fundjavë edhe në Zvicër, çka detyroi futjen në karantinë të të paktën dy hoteleve në resortin për ski të Shën Moricit. Në gati një vit, Bashkimi Evropian raporton mbi 400 mijë viktima nga sëmundja e Covid-19.

Bilancin e rëndë e kryesojnë Italia, Franca dhe Spanja me 200 mijë jetë të humbura gjithsej. Autoritetet franceze nisën të hënën fushatën për vaksinimin e pesë milionë të moshuarve mbi 75 vjeç dhe të 800 mijë të tjerëve të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme.

Pavarësisht këtyre nismave në gjithë kontinentin, vendet dhe kompanitë e udhëtimit presin që lëvizjet e qytetarëve nga ajri apo toka t’i rikthehen normalitetit pas gjysmës së parë të vitit. Australia tha të hënën se kufijtë e saj mund të qëndrojnë pjesërisht të hapur për gjithë 2021-in.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME