Categories Lajme

Britanikët dynden drejt plazheve, nuk ka distancim social

Temperaturat mjaft të larta dhe të pazakonta në Britani, të cilat kanë arritur deri në 30 gradë, kanë bërë që shumë qytetarë të dynden drejt plazheve, duke mos respektuar rregullat e distancimit social. Fotografi të shumta janë publikuar nga plazhet në Bournemouth, ku duket një prezencë mjaft e madhe e qytetarëve, të cilët qëndrojnë pranë njëri tjetrit, duke mos u shqetësuar aspak për Covid-19.

Kryetarja e Bashkisë të Bournemouth, Christchurch dhe Poole, ka shpallur gjendjen e një “incidenti madhor” dhe ka nisur të marrë masa për situatën. “Jemi të detyruar të deklarojmë gjendjen e një incidenti madhor dhe të nisim një aksion emergjent”, tha Vikki Slade.

Pak ditë më parë, kryeministri Boris Johnson, deklaroi se Britania do të rikthehet në normalitet, duke lejuar hapjen e restoranteve, kafeneve dhe pabeve që prej datës 4 Korrik. Megjithatë, Johnson bëri thirrje që qytetarët të vijojnë të respektojnë rregullat e distancimit social, thirrje kjo që nuk është ndjekur nga një numër i madh qytetarësh, që janë dyndur drejt plazheve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME