Categories Lajme

Familja Lazo në Sarandë, Samir Mane merr përsipër rindërtimin e banesës

Grupi Balfin, me iniciativën e Presidentit Samir Mane, pasi u njoh për me rastin e familjes Lazo, ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së tyre për ndihmë. Shumë shpejt do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e shtëpisë së kësaj familjeje në Sarandë. Një rast i përcjellë nga programi i gazetarisë investigative ”Fiks Fare” në televizionin Top Channel disa muaj më parë, tregonte rastin e familjes Lazo në qytetin e Sarandës. Zonja e kësaj shtëpie, Rozina Lazo, tregoi kushtet e mjerueshme në të cilat jetonin ajo dhe vajza e saj katër vjeçare e cila është me probleme shëndetësore.

Banesa e tyre në katin e katërt dhe të fundit të një pallati të ndërtuar para viteve ’90, është tërësisht e amortizuar dhe me ujin e lagështinë që hyjnë tërësisht brenda në shtëpi. Vetë kushtet shëndetësore të së miturës e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e jetesës apo rregullimin e banesës.

“U bë tre vite e gjysmë, tani bëjnë katër, që prej problemeve të vajzës, nuk kemi një ditë që të rrimë të qetë. Lagështia në shtëpi është e madhe, gjatë një muaji mund ta çoj dy herë në urgjencë për problemet edhe me mushkëritë prej lagështisë”, – u shpreh e pikëlluar Rozina Lazo, me vogëlushen e saj që i fshinte lotët.

Po kjo histori e trishtë tashmë ka gjetur një rrugëzgjidhje. Në fakt, Grupi Balfin me nismë personale të Presidentit të Grupit, Samir Mane, ka marrë përsipër rindërtimin e plotë të shtëpisë. Kështu do të marrin fund edhe vuajtjet e familjes Lazo dhe jetesa e tyre mes rrënimit dhe lagështisë së shtëpisë së tyre të pajetueshme.

Grupi Balfin, nëpërmjet kompanive të tij të ndryshme, por edhe përmes nismave personale të presidentit Mane, ka kontribuuar rregullisht ndër vite për t’iu gjendur pranë komuniteteve dhe familjeve në nevojë në zonat ku operon. Grupi Balfin ka dhënë një ndihmë të madhe gjatë përballimit të vendit me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke qenë një ndër kontribuesit kryesorë nga sektori i biznesit privat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME