Categories Kulture

Sabrina, valltarja vlonjate që trashëgon vlerat tradicionale shqiptare (Foto/Video)

Sabrina ti je një valltare e re, jo dhe aq e njohur për publikun e gjerë. Na trego më shumë për veten…

Ne moshen 5-vjecare degjoja shume muzike popullore dhe prinderit vendosen te me conin ne nje kurs kercimi. Koreografi i pare i cili me mesoi si duhet hapat e kercimit ka qene ‘Jani Gjergji’. Kam qendruar per gati 6 vite ne kete qender kercimi, pas shume perpjekjesh koncerte, prova, cmime, mirenjohje, etj. Deshira ime ishte te vazhdoja te kerceja jo vetem vallet e nje krahine, por per te gjitha krahinat. Keshtu vendosa te shkoja ne nje kurs tjeter kercimi , icili titullohej “P&E”. Ne kete grup arrita te mesoja vallet e tradites came dhe krahinen e veriut.

Si e ke kuptuar pasionin për kërcimin (vallet popullore) dhe kur vendose t’i kushtohesh tërësisht?

Qe prej 12-vitesh une vendosa ti kushtohesha teresisht ketij arti.

Cilat kanë qenë aktivitetet, konkurset ku ke marrë pjesë?

Cmimet qe kam marre per shume kohe kane qene: Ne vitin 2012 kam marre DIPLOME me titullin ‘valltare e qendres Aulona Folk’.
Ne vitin 2013 jam cilesuar me mirenjohje nderi. Ne vitin 2015 jam cilesuar me certifikate dhe medalje turke ne koncert. Ne vitin 2018 jam cilesuar me certifikate mirenjohje ne asamblin ‘P&E’. Kete vit u cilesova me cmimin e pare me vallen e Bareshes.

Sa të kanë frymëzuar vlerësimet që ke marrë?

Te gjitha cmimet qe kam marre jane te vendosura ne dhomen time per arsye nderi dhe krenarie. Jo vetem medaljet, por dhe familja ime me ka mbeshtetur deri me sot. Ashtu si une, besoj se dhe te rinjte duhet t’a duan kete tradite te vendit tone, sepse eshte dicka qe te mban gjalle, eshte nje tradite atdhetare e cila nuk te le kurre.

Çfarë rëndësie ka folklori shqiptar në sytë e një të riu? A mendon se po ruhen dhe trashëgohen vlerat kulturore, konkretisht vallet shqiptare, nga brezi i ri?

Shume pak mund te jene breza te rinj qe e trashegojne kete tradite shqiptare dhe jo vetem qyteti yne, por e gjithe Shqiperia ka nevoje per nje tradite te mirefillte, ka nevoje per nje zhvillim me te madh. Mendoj se shume pak mund te ruhen keto vlera tek brezat e rinj.

Cilat janë planet e tua në të ardhmen? Do ta vësh kërcimin në plan të parë apo do të jetë më shumë një pasion që do e ushtrosh në kohë të lirë?

Une tashme jam shume prane karrieres sime, edhe pse kercimi popullor mbetet melodia e zemres sime me te bukur, une deshiroj te behem mjeke. Ashtu sic performoj ne skene dhe njerezit me shohin me shume dashuri, ashtu mendoj se do i bej dhe pacientet kur te jem mjeke. T’u gjendem prane dhe tu fale atyre lumturi duke i shpetuar. Kercimi nuk do mbetet asnjehere pas profesionit tim. Por ajo do te jete gjithmone e lidhur me mua. Mendoj se, së shpejti mund te krijoj grupin tim.

Një mesazh për brezin e ri të valltarëve?

Mesazhi qe do te jepja per bashkemoshataret e mi eshte se nese kane arritur te zgjedhin kete gje, mos ta lene asnjehere. Apo nese ndodhen solist te valles apo ne fund te valles, le te mendojne se valltari qe kercen gjithmone do te duket. Brezat e rinj nuk duhet ta lene kete tradite kaq te bukur qe ka vendi jone, por ta trashegojne ate edhe brez pas brezi.

A mendon se brezi yt nuk po e vlereson siç duhet kercimin tradicional shqiptar dhe perse?

Se fundmi, mendoj se brezi im nuk po e vlereson sic duhet kercimin tradicional shqiptar, sepse ata jane te ‘varur’shume nga teknologjia dhe kjo gje i pengon. Por jo te gjithe jane te varur nga kjo gje. Mendoj se disa e preferojne kaq shume, po ashtu si une. Sot plot 12 vite po me shoqerojne ne kercimin popullor, mendoj se nuk do e ‘tradhtoj’asnjehere kete tradite te bukur te vendit tone.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME