Categories Lajme

Britaniku i parë i prekur nga koronavirusi tregon simptomat: Mezi po marr frymë!

Si është të prekesh nga koronavirusi? Pikëpyetjeve iu jep përgjigje një 25-vjeçar nga Uellsi, Connor Reed, i njohur ndryshe si britaniku i parë i prekur nga virusi i ri.

Reed ka punuar në një shkollë në Wuhan të Kinës, aty ku 3edhe është prekur nga ky virus. Gjatë kësaj kohe ai ka mbajtur një ditar ku ka treguar hap pas hapi se çfarë ka ndodhur me të.

Në ditën e 7-të të asaj që ai e mendonte si ftohje, 25-vjeçari shkroi: “Ndihem shumë keq, kjo nuk është thjesht ftohje. Më dhemb gjithë trupi, koka po më plas, sytë më djegin, fyti më është bllokuar. Më mbyti kolla”.

Në ditën e 12-të, uellsiani shkroi: “Kur mendoja se më liroi gripi dhe po bëhesha më mirë, sot jam edhe më keq. Kam temperaturë, po dridhem dhe po djersij. Nuk kam qenë kurrë kaq sëmurë në jetën time. Mezi marr frymë”.

Në ditën e 24-t, 25-vjeçari më në fund shkruan: “Urra! Më në fund u shërova. Kush e mendonte se një grip mund të ishte kaq i keq”.

Connor Reed theksoi se nuk ka marrë asnjë antibiotik, por vetëm ka pirë lëngje të nxehta gjatë gjithë kohës, duke i besuar mënyrës tradicionale. Kjo edhe për faktin se alarmi për koronavirusin në Kinë shpërtheu rreth 10 ditë pasi britaniku u shërua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME