Categories Lajme

Rëndohet bilanci, shkon në 148 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, mbi 3200 të infektuar

Rëndohet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, duke shkuar në 148. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane duke cituar shefin e emergjencave civile, Angelo Borrelli.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 41 persona. Po ashtu edhe numri i të prekurve është rritur duke shkuar në 3 296 në të gjithë Italinë, ndërsa të shëruar janë 414.

Shkollat dhe universitetet në Itali do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën deri me 15 mars për të shmangur përhapjen e virusit ndërsa të moshuarve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Në Greqinë fqinje numri i të prekurve nga virusi i ri ka shkuar në 31. Frika për përhapjen e tij ka bërë që autoritetet të vendosin mbylljen e shkollave, universiteteve, teatrove, ambienteve publike argëtuese në Patra dhe zonën e Ahaia, Ilia dhe ishullin Zakinthos deri në 6 mars.

Ndërkaq numri i personave të prekur dhe i viktimave është rritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas Uashingtonit dhe Floridas edhe Kalifornia ka shpallur gjendjen e emergjencës, pas vdekjes së parë nga coronavirusi në këtë shtet, duke e çuar në total numri e viktimave në 11 në SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME