Categories Lajme

Bubqi në çadra, banorët pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit

Që prej 26 nëntorit shumë familje në fshatin Bubq po jetojnë në çadra ndërsa kaluan edhe festën e ndërrimit të viteve nën temperaturat e acarta. Për Ora News ata shprehen se jetesa në çadër është e vështirë sidomos për fëmijët të cilët nuk kanë mundur ti përballojnë temperaturat e ulta duke shfaqur problemet e para shëndetësore.

Familja e Shpëtim Ajazit me 5 anëtarë jeton në një çadër pasi tërmeti i 26 nëntorit u dëmtoi rëndë shtëpinë. Moti i ftohtë me temperatura të ulta ua ka vështirësuar jetesën në çadër. “Këtu në çadër është shumë e vështirë. Çuni i vogël është i sëmurë, edhe bashkëshorti vuan nga diabeti”

Gjyshja e shtëpisë shprehet se nuk kanë marrë as bonusin e qerasë ndërsa apelon që shteti t’u mundësojë sa më shpejt ndërtimin e shtëpive.“Dua shtëpi të hyj brenda. Kështu paska qenë kismet për plakën të vdesë në çadër” Në të njëjtin fshat, në çadër jeton edhe një tjetër familje. Asnjë prej anëtarëve të saj nuk ndodhej aty pasi kishin shkuar tek të afërmit për tu ngrohur në këtë ditë të ftohtë. Në fshatin Bubq të Fushë – Krujës shumë banorë pasi kaluan natën e ndërrimit të viteve në çadra po jetojnë në të njëjtat kushte edhe në ditët e para të janarit. Ata kërkojnë një zgjidhje pasi nuk i përballojnë temperaturat e dimrit të ftohtë në çadër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME