Categories Lajme

Bujar Leskaj: Në vitin 2021, në Bashkinë e Shkupit, Komuna Çairi Vjetër, do të vendoset përmendorja e Ismail Qemalit

Nga Vlora e flamurit, në ditën e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, ish-deputeti i Vlorës, studiuesi Bujar Leskaj, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë bashkëqytetarët vlonjatë dhe më gjerë. Në vitin 2021, në Bashkinë e Shkupit, Komuna Çairi Vjetër, që banohet tërësisht nga shqiptarë, do të vendoset përmendorja e Ismail Qemalit. Leskaj falenderon të gjitha ata që kontribuan për marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm, në vecanti politikanin e njohur të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Çahirit, Visar Ganiu, si dhe intelektualë e studiues.

Bujar Leskaj tha se “Kjo ditë dhe kjo datë, 28 Nëntori është dita dhe data më e shënuar në historinë e kombit shqiptar. Është dita e kombit, dita flamurit, dita që bashkon në një të vetëm Ismail Qemal Vlorën, Vlorën, Shqipërinë, Kosovën. Padyshim, kjo ditë festohet në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, pa dallim bindje politike dhe bindje të tjera. Unë kam vetëm një lajm të mirë për të dhënë për bashkëqytetarët e mi vlonjatë dhe më gjerë. Në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, me intelektualë vlonjatë dhe të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, për vitin 2021 ne do të vendosim përmendoren e Ismail Qemal Vlorës në Bashkinë e Shkupit, Komuna e Çairit (Shkupi i Vjetër) që banohet tërësisht nga shqiptarët.

Ky është një projekt për të cilin ne kemi një vit që punojmë. Tashmë jemi në fazën finale. Janë përzgjedhur, kuptohet nga ekspertët, dy veprat, të skulptorit të popullit, “Nderi i Kombit” Muntaz Dhrami dhe të skulptorit të shquar Luan Mulliqi. Këtë muaj ne përcaktojmë përzgjedhjen. Kemi përcaktuar dhe vendin. Tashmë është vendimi përkatës i Komunës së Çairit të Vjetër në Shkup. Këtë projekt e realizojmë në bashkëpunim me politikanin e shquar të Maqedonisë, Ali Ahmeti, me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me profesor Bedri Islamin, profesor Bardhosh Gaçe, me shoqatën “Labëria”, kryetarin e saj dhe shumë intelektualë të tjerë vlonjatë”, përfundon Leskaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME