Categories Lajme

Bullgarët blejnë Telekomin?! Kush janë aksionerët e rinj

Telekom Albania është në mbyllje të negociatave për shitjen e kompanisë tek aksioneri kryesor i shoqërisë bullgare të telekomunikacioneve Vivacom, Spas Roussev.

Telekom Albania (TAL) ka disa kohë që negocion me blerës të ndryshëm dhe mesohet se procesi po shkon drejt përfundimit. Sikurse është raportuar edhe më herët, Deutsche Telekom do t’ia shesë degën shqiptare zotit Spas Roussev, i cili punon në parnteritet me Elvin Gurin, një investitor i mirënjohur shqiptar, i cili ka jetuar në Bullgari 20 vitet e fundit.

Nuk qe e mundur që t’i merrej një koment zotit Spas Roussev për këtë operacion. Ndërkohë, i pyetur lidhur me këtë transaksion, zoti Guri tha se nuk mund të bënte komente për procesin në vetvete. Megjithatë, ai shtoi: “Kam kohë që mendoj të investoj në Shqipëri. Duke qenë se kam 27 vjet që jam larguar, e konsideroj si detyrim moral të gjej mënyra dhe mjete për të investuar në vendin tim. Sot, Shqipëria është një destinacion i qetë dhe tërheqës për investime, sidomos për dikë si unë”.

Aktualisht, Vivacom me aksioner kryesor Spas Rouseev, është kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari që ofron shërbimet më cilësore të kategorisë. Ajo pati një vit të fuqishëm financiar në 2017 sa i takon anës operacionale dhe performancës financiare, me të ardhura prej 455 milionë eurosh dhe fitime prej 165 milionë eurosh.

Aksioneri tjetër është Elvin Guri, i cili ka punuar si bankier, themelues kompanie dhe drejtor, dhe si investitor për më shumë se 20 vjet. CV-ja e tij përfshin eksperienca të shumta si Price Waterhouse, BERZH, dhe BNP Paribas. Kompania e tij River Styxx Capital ka qenë e përfshirë në transaksione në disa shtete në rajon dhe më gjerë. Ai ka studiuar te Universiteti Amerikan në Bullgari dhe në Universitetin e Oksfordit./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME