Categories Lajme

Bulqizë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, ngjitet në trotuar dhe përplas një grua

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë të mërkurë mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Një automjet tip benz i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë në trotuar duke thyer 2 pemë, e dëmtuar një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e thyerjes së pemës është plagosur një grua e cila po lëvizte në këmbë në trotuar. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se automjeti që vinte nga lagjja e re e qytetit në drejtim të lagjes së vjetër, ka humbur kontrollin nga shpejtësia e lartë dhe ka goditur fillimisht dy pemët dhe më pas shtyllën elektrike e në fund ka përfunduar në kanalin që mbledh ujërat e bardha të dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, burime nga spitali i Bulqizës thanë se edhe gruaja e dëmtuar nga goditja e pemës është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti, i cili për pak mund të kishte pasoja fatale për gruan, e cila ndodhej në trotuar dhe u godit nga pema e thyer si pasojë e përplasjes së automjetit tip Benz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME