Categories Lajme

Burgu i Shënkollit kthehet në spital Covid, punonjësit të frikësuar dhe pa masa mbrojtëse

Burgu i Shënkollit në Lezhë është vënë në dispozicion të të burgosurve që janë të infektuar me koronavirus. Ata kanë mbërritur nga disa burgje të vendit dhe po mbahen në një ambient të veçuar.

Kreu i sindikatës së shërbimeve policore të Shqipërisë, Valentin Maca denoncon se punonjësit e burgjeve janë të frikësuar dhe nuk kanë masa të posaçme për t’u mbrojtur nga Covid.

Maca u shpreh:

“Sot jemi në Shënkoll për të denoncuar kushtet e vështira që po kalon ky institucion për mungesë të ambienteve dhe kushteve minimale të kryerjes së punës nga stafi civil dhe policor.| Për të ilustruar gjendjen, janë 20 punonjës që janë pajisur me veshjet e caktuara që po kurojnë aktualisht shtatë të dënuar me Covid që kanë ardhur nga Drenova, mbi 30 të dënuar që ishin në burgun e Zaharisë…” Kreu i sindikatës denoncoi po ashtu se stafi punon në kushte të vështira për të arritur në vendin e punës, për transport dhe për paga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME