Categories Lajme

Rindërtohet Agjencia e Barnave, Rama-opozitës: Kushtet mizerje, ju të gjumit flisni për luks

Nga godina e rindërtuar e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky institucion futet në një epokë të re. Kreu i qeverisë kishte një përgjigje edhe për opozitën jashtë parlamentit, që akuzon se po shpenzohen paratë për luks dhe fasada. “Besoj se do të akreditojmë laboratorët e rinj të agjencisë në BE. Sot ne kemi jo thjesht një godinë të re fizike, që është pjesë e së tërës. Sa herë ndërhyjmë në një godinë, akuza që vjen nga gjumi është fasadë, korrupsion, luks. E paimagjinueshme si mund të gjendet kurajo për të lënë shërbëtorët e shtetit në kushte mizerje, u konsideroka normale.

Nëse numri i analizave nga laboratori i trashëguar nga komunizmi ishte deri në 300, sot është të paktën dyfishi dhe jo vetëm në numër, por edhe cilësisht, është fjala për analiza me standardet europiane. Kjo agjenci hyn në një epokë të re. Kam dy fjalë për ata që me të drejtën duan më shumë dhe më shpejt dhe nga njëherë pyesin pse u deshën 7 vite.

Ne sot, prej disa vitesh kemi ulur 30% çmimin e barnave, sepse deri dje pa kontroll, në një rrumpallë që nuk merrej vesh se cfarë pije, cfarë të shëronte dhe të sëmurte paguanin 30% më shumë se vendet e origjinës, sot e kemi përputhur. Janë mbi 8 milionë euro në total. Është e lehtë të shkruash receta, por të kurosh është më e vështirë” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME