Categories Lajme

Burimet termale të Vromonerit destinacion për turistët, një diamant në luginën e Vjosës

Burimet termale të Vromonerit, një diamant në luginën e Vjosës, janë tashmë një destinacion i shkëlqyer turistik çdo ditë e më tepër i frekuentuar. Burimet termale të Vromonerit janë të preferuar për turistët vendas dhe të huaj, njoftoi ADZM Korçë. Burimet termale te Vromonerit gjenden pranë fshatit Kuqesh, Njësia Administrative Leskovik, Bashkia Kolonjë, në luginën e Sarandaporosit, degë e Vjosës, 430 m mbi nivelin e detit.  Janë disa burime termale, që dalin në rrëzë të shkëmbit, me temperaturë 40-50°C dhe përmbajtje sulfurore.

Këto burime kanë vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike), kurative, turistike. Vizitohen sipas rrugës rurale Leskovik- Kuqesh. Këto ditë burimet termale të Vromonerit janë vizituar nga turistë vendas dhe kryesisht të huaj, pasi ofrojnë një natyrë të mrekullueshme dhe me ujëra me vlera shkencore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME