Categories Lajme

Shkollat në Sarandë gati për 14 shtatorin/ Drejtori i Zyrës Arsimore : Gati për nisjen e procesit mësimor

Me ristrukturimin e muajit korrik sipas një urdhëri të Ministrisë së Arsimit, të gjitha institucionet  e njësisë vendore të bashkisë Delvinë i kaluan Zyrës arsimore të Sarandës. Vladimir Demaj, drejtor i Zyrës Arsimore të Sarandës, Delvinës dhe Konispolit tha per ATSH-në  se “më 14 shtator, 5162  nxënës janë gati për vitin e ri shkollor në bashkitë Sarandë, Delvinë dhe Konispol.” Demaj, në një interviste dhënë për ATSH-në  dha hollësi për  numrin e nxënësve të arsimit para universitar dhe i uroi ata për  një vit sa më të mbarë e të suksesshëm.

“Në juridiksionin e ZVA Sarandë ka 12 shkolla 9-vjeçare duke përfshirë edhe shkollat vartëse. Ka 4 shkolla të mesme, mes të cilave 2  gjimnaze dhe 2 shkolla të bashkuara.Në arsimin e mesëm të lartë gjimnazi “Hasan Tahsini”, gjimnazi “Sulejman Delvina”, Delvinë dhe 2 shkollat e bashkuara “Bido Sejko” Konispol dhe shkolla e bashkuar Ksamil, janë gati për nisjen e procesit mësimor në kushtet e diktuara të masave anticovid-19”, – nënvizoi Demaj.

Demaj tha se “për kët vit shkollor ulen në bakat e shkollës 5162 nxënës nga të cilët 2240 do të jenë në arsimin fillor,( prej tyre 421 janë nxënës rishtaz në klasat e para;); 1865 janë nxënës në arsimin e mesëm të ulët në sistemin 9 vjeçar, dhe 1056 janë nxënës në arsimin e mesëm të lartë”.

Sa i përket stafit pedagogjik Demaj  u shpreh se “këtij numri të konsiderueshëm nxënësish do t’i  përgjigjet një staf i kompletuar me nivel professional në kërkesat e kohës, prej 388 mësues nga të cilët 128 në arsimin fillor, 198 në arsimin e mesëm të ulët dhe 70 në arsimin e mesëm të lartë.” Sipas Demaj, në përbërje të të gjithë kësaj strukture shkollore parauniversitare, funksionon gjithashtu edhe njësia psiko-sociale e përbërë nga pesë specialistë të mirëfilltë që janë psikologë dhe punonjës social.

“Kemi patur dhe kemi mbështetjen e plotë të bashkive Sarandë, Delvinë e Konispol për të gjitha masat përgatitore për vitin e ri shkollor”, -tha drejtuesi i Zyrës. “Pavarësisht nga kushtet e vështira të pandemisë, ne garantojmë nxënësit, prindërit dhe gjtihë komunitetin se institucionet arsimore të Zyrës Vendore Sarandë, Delvinë dhe Konsipol, kanë marrë të gjitha masat që procesim mësimor të zhvillohet normalisht dhe mësimi të zhvillohet në shkolla”, – theksoi Vladimir Demaj drejtor i Zyrës Vendore të Arsimit për Sarandën Delvinën dhe Konispolin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME