Categories Lajme

Burrat e dhunshëm/ Psikologët ngrenë shqetësimin: Mbizotërojnë problemet e shëndetit mendor

Ngjarjet e fundit të burgosjes së grave në shtëpi nga burrat e tyre, me argumentin e xhelozisë, kanë në thelb problemet e shëndetit mendor, thonë psikologët.

“Në këtë situatë mendoj se ka ndikuar shumë edhe mentaliteti në të cilin meshkujt, kryefamiljari ka të drejtën të bëjë presion të kontrolloj. Është mentaliteti që e vendos mashkullin në pozicion të tillë dhe femrën të nënshtrohet ndaj monitorimit nga bashkëshorti, nga djali nga kryefamiljari, nga babai. Askush nuk ka pse, nuk ka asnjë arsye t’i nënshtrohet problemeve të shëndetit mendor të tjetrit, kushdo qoftë ky person”, shpjegon psikologia Jonida Haxhiu.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesë u gjetën edhe dy letra, që  bashkëshortja ua kishte, familjarëve që u linte lamtumirën. “Patjetër që situata të tilla janë stresuese, sikurse vëmë re edhe te partnerja që ka shkruar disa letra si klithmë për të kërkuar ndihmë dhe ndoshta ka qenë e vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë për të thënë diçka për pamundësinë që ndodhej për të ndihmuar veten e saj ,fëmijën e saj dhe për të shpëtuar nga ky realitet i frikshëm dhe stresues”, tha Haxhiu.

Në kushtet kur qartazi kemi të bëjmë me probleme të shëndetit mendor, çfarë këshillon psikologia? “Është e rëndësishme të kuptojmë që heshtja, të pranuarit e problemeve të shëndetit mendor të tjetrit, nuk është dashuri, përkundrazi dashuri është të ndihmuarit këtij personi t’i drejtohet një specialisti për të marrë trajtimin e duhur për këtë problem”, thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME