Categories Lajme

Pronat e Vlorës i mori Tirana! Zhvendoset kadastra

Nisur nga java e ardhshme të gjithë ata banorë të rrethit të Vlorës do duhet ti drejtohen Tiranës për të marrë shërbim më zyrat e Kadastrës.

Ashtu sikurse ishte lajmëruar, fund janari do ishte edhe afati i fundit i Kadastrës së Vlorës. Zyrat e këtij institucioni janë zhvendosur tashmë në kryeqytet ndërsa po kryhet edhe zhvendosja e materialeve të fundit.

Ditën e sotme (e shtunë datë 27 janar) në ambientet e Kadastrës së Vlorës janë parkuar kamionët për tu ngarkuar me dosjet e pronave të jugut e për ti transportuar ato drejtë kryeqytetit. Materialet do zhvendosen të shoqëruara edhe nga Policia e shtetit për shkak të rëndësisë së dosjeve.

Në javën që lamë pas në Kadastrën e Vlorës ka patur edhe ndryshim të strukturës së punonjësve, ndërsa për shkak të ndryshimeve është reduktuar pjesa më e madhe e stafit. Rreth 30 punonjës të Kadastrës janë liruar nga puna, një pjesë tjetër e tyre kanë nënshkruar kontratë për tu zhvendosur në ambientet qendrore në Tiranë ndërsa në Vlorë do vijojë të qëndrojë vetëm një pjesë e zyrave të Legalizimit.

Transportimi i matërialeve ka nisur tashme dhe pritet që zyrat e reja të jenë funksionale nisur nga fillimi i muajit shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME