Categories Lajme

Burri dhe djali ngelën në pus, Lutfie Hoxha rrëfen momentet

Alfons dhe Enver Hoxha, humbën jetën në pus. Plagët e familjes për humbjen e tyre ende janë të hapura. E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, mamaja e Alfonsit dhe bashkëshortja e Enverit, Lutfia tregon të gjithë momentin e trishtë. Ajo thotë se djali kërkonte me forcë që të pastronin pusin, edhe pse e fejuara i lutej që të dilnin e të bënin pazar dhe tezja (motra e Lutfies) i kërkonte që të ikte nga ajo.

Rrëfimi Burri nuk donte. Çuni vendosi dhe tha do të pastroj pusin. Në momentin që ne ishim ulur, ky merr pompën dhe shkon te pusi. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë, kjo ishte hera e parë që ndodhi (pastrimi i pusit). Ai tha ose do e pastroj ose nuk bëj punë të tjera. E mori e fejuara në telefon që të dilnin, jo tha ai sepse do të pastroj pusin. E merrte dhe motra ime në telefon dhe ky prapë thoshte do të pastroj pusin.

Nuk e di pse ishte fiksuar për të pastruar pusin. Mori pompën dhe vajti burri, të tre më pas filluam të pastrojmë. Fillon pompa dhe kishte ujë. Atë ditë që pastruam pusin nuk kishte drita. Djali tha do të marr pompën dhe ta bëj shpejt e shpejt. Më pas ai filloi, burri e nxori dhe ai nuk kishte probleme. Djali tha u asfiksu pompa ngaqë nuk nxirrte ujë. Ndaloi pompa dhe më pas bënë pushim. Unë merrem me punë dhe erdhën dritat.

Unë po bëja drekën gati, kur unë merresha me punët e shtëpisë ata shkuan përsëri te pusi lart. Ndezën pompën, në momentin që ndezën pompën dëgjoj thirrjet e burrit që thotë “hajde se u mbyt çuni”, unë u stresova nuk ecja dot. “U mbyt çuni tha”, çfarë u mbyt çuni thashë unë. Do ti kur bërtet burri futet në pus dhe më tha “më jep litarin të futem të shpëtoj çunin”. Unë mendova se po loznin me mua. Burri duke hyrë në mes të pusit, më thotë “më jep litarin të shpëtoj djalin”. Thërrit ne për djalin nuk dëgjohej fare. Në moment u hodh në sytë e mi Enveri dhe nuk dëgjoheshin më të dy.

Kaloi një komshi këtu dhe i them, “o Neri hajde se ka rënë në pus Alfonsi dhe Enveri” për dhjetë minuta vjen i gjithë fshati. Unë i them më jep litarin se do të hyjë në pus. Në momentin që fusja kokën në ujin e pusit, shikoja shumë tym. Pompa ishte asfiksuar. Unë zgjas kokën që të futem, ky komshiu tha që nuk bëhet. Arrin i gjithë fshati dhe ata thanë që këtu ka marrë çdo gjë fund. Kalojnë komshiet dhe më thanë që janë gjallë. Unë mbaja shpresën që i kisha gjallë. Ne e kemi bërë vetë atë pus. Pusin e kemi akoma, e mbaj, vadis, na duhet. Kam bërë dhe një pus tjetër që punoj tokën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME