Categories Lajme

Burri i vdes papritur në shtëpi, djali 5-vjeçar qëndroi disa orë me kufomën, rrëfimi i trishtë i 39-vjeçares që i përloti të gjithë

Në studion e emisionit “Me emër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja tragjike e 39 vjeçares, e cila rrëfeu se i biri 5 vjeçar qëndroi me orë të tëra me kufomën e të atit, i cili ndërroi jetë papritur në shtëpi.

39 vjeçarja: Ishte një ditë normale unë punoja në një fasoneri dhe si zakonisht kthehem në shtëpi, edhe aty gjej një tragjedi të madhe. Burri kishte vdekur dhe djali 5 vjeçar kishte qëndruar me orë të tëra deri sa e kishte zënë gjumi në dhomën tjetër.

Nuk di çfarë të them për këtë që më ndodhi, djali më tregoi gjëra të tmerrshme, ai ka qëndruar 5 orë me të dhe ka parë përpjekjet e të atit për të shpëtuar. Djali ka nevojë të merret urgjent në ndihmë psikologjike, ai rri gjithë natën zgjuar ka makthe. Kam shkuar në bashki për ndihmë psikologjike, por asgjë.

Ne kishim 8 vite martesë, kishte 5 vite që vuante nga trompoza, nuk ma merrte mendja që ai do vdiste. Nuk fitoi kempin dhe ai u mërzit shumë, pasi ku nuk vajtëm për ta nxjerrë në kemp, komisioni një nga zonjat e komisionit i preu kempin sepse tha që ke paguar lekë për të marrë diagnozën.

Ai u mërzit shumë për këtë akuzë dhe burri im ndërroi jetë, e telefonova pas vdekjes dhe ajo më tha eja nga afër, unë dua ta denoncoj. Ai vuante këtë pjesë që unë punoja dhe ai në shtëpi i sëmur, e vuante tmerrësisht.

Unë jetoj në banesën e familjarëve të burrit bashkë me fëmijët në kushte të vështira, ajo nuk ka komunikim me bashkëshortin, ne kemi nga një dhomë dhe një kuzhinë. Kjo banesë është e të gjithë fëmijëve, nuk është ndarë nuk është e privatizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME