Categories Lajme

Bursa studimi ushtarake në Turqi, Xhaçka: Janë 8 kuota, afati aplikimit deri 17 gusht 2020

Ministria e Mbrojtjes do do të vijojë ofrimin e bursave të plota për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit, konkretisht në Turqi, ku janë 8 kuota akademike. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 17 gusht 2020.

“Krahas hapjes së programit bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit. 8 kuota në akademitë e Turqisë janë dispozicion të të rinjve që përmbushin kushtet dhe duan të bëjnë karrierë në FA”, – shprehet Xhaçka.

Ajo sqaron dhe cilat kurrikula ofrohen në bursa. “4 bursa për Forcën Tokësore; 1 bursë për Forcën Detare; 1 bursë për Forcën Ajrore; 2 bursa për Fakultetin e Mjekësisë “Gulhane””,- sqaron Xhaçka, e cila kujton se dita e fundit e aplikimit është data 17 gusht 2020.

Ministria e Mbrojtjes në faqen e saj zyrtare njofton dhe kriteret që duhet të plotësojë aplikanti dhe rrugën që duhet të ndjekur për përfituar nga bursa.

“Aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare. Ai duhet të ketë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalente nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë ose në raste të veçanta të jetë në vitin e fundit të studimeve parauniversitare. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. Të jetë në moshë jo më pak se 18-vjeç dhe jo më shumë se 20 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik. Të mos jetë i martuar, i fejuar, i ve ose të mos bashkëjetojë. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 për femrat dhe pa tatuazhe. Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera. Të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike”, sqaron Ministria e Mbrojtjes.

“Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve pranë Akademive Ushtarake në Turqi të plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës parauniversitare mbi 8, mesatarja e notave të të gjitha viteve të gjimnazit për lëndët Matematikë, Fizikë dhe Kimi të jetë mbi 8 dhe notat e Maturës Shtetërore të jenë mbi 8”, vijon sqarimi.

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes bënë me dije dhe datat e testimit janë në datat 18-19 gusht: Testi i gjuhës së huaj: 18.08.2020, testi fizik: 18.08.2020, testi intelektual: 19.08.2020 dhe testi psikologjik: 19.08.2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME