Categories Lajme

Shembulli i familjes në Dukat të Vlorës, ka krijuar një stan me 1 mijë krerë bagëti (Video)

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vizitoi një prej familjeve fermere në Dukat të Vlorës të cilët përmes granteve të akorduara nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural kanë krijuar një stan me 1 mijë krerë bagëti, dhi e zezë. Leli ka bërë të ditur se përmes procedurave të lehtësuara të bashkisë Vlorë dhe mbështetjes financiare nga AZHBR, Tanushin dhe dy djemtë e tij, Klaudion dhe Yzeirin, në Dukat, ka sot 1000 krerë dhi të zeza, racë autoktone që jo vetëm është e rrallë tashmë, por siguron qumështin më të mirë që tani është në kohën e tij.

Kryetari i bashkisë ka vlerësuar Tanushin i cili e ka zhvilluar punën brenda familjes dhe falë natyrës së jashtëzakonshme ku kullosin dhitë e tyre, përftojnë prodhim të shkëlqyer. “Jemi këtu në këtë stan për të vizituar këtu mikun tonë të përbashkët, për të parë rracën autoktonë të dhive të zeza të Dukatit është pjesa dominuese dhe është ajo që duhet promovuar dhe mbështetur më tepër për cilësinë e mishit që ka dhe për qumështin fantastic kështu që arsyeja pse zgjodhëm këtë stan është pikërisht kjo gjë.

Për të përmirësuar politikat e mbështetjes së blegtorisë sigurisht ekzistojnë shumë hapësira.  Erdha për të shprehur mbështetjen dhe kurajon për këtë që je duke bërë dhe për të siguruar për atë që do të jenë në mbështetjen tënde, për atë që mund të zgjidhim të gjithë së bashku, në mënyrë që kjo problematikë që ju referoni që kjo mbështetje të jetë më e shtuar sa i përket AZHBR-së, të marri një frymëmarrje të re më pozitivë, në mënyrë që të vazhdojë me të njëjtin ritëm për ata që kanë dëshirë të merren me blegtori. Kjo është një sfidë e të gjithëve. Në fund është një product që ne duam ta kemi në sasi të konsiderueshme sepse nevojat për mish në territorin e Shqipërisë mbulohen, një pjesë e tyre nga eksporti.

Më vjen mirë që shembulli yt me 1 mijë krerë është nga ato raste që duhet ndjekur, që duhet promovuar dhe mbështetja e të gjithëve të garantojë suksesin”, u shpreh Leli. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare 2020 është 743,9 milionë lekë dhe adreson financim të drejtpërdrejtë të fermerëve për 7 sektorë: blegtori, bletari, çmimin e plastmasit, shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, certifikimin e produkteve bujqësore, fermave organike, si dhe diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME