Categories Lajme

Bushati dhe ministrat, Meta: Po verifikoj, pres përgjigjet e institucioneve!

Presidenti Ilir Meta thotë se është në pritje të përgjigjeve të institucioneve për të verifikuar integritetin e ministrave të rinj jo politikë të emëruar nga Kryeministri Edi Rama. Për këtë arsye, thotë Presidenti, nuk janë dekretuar të gjithë. Pyetje: Zoti President, Kushtetuta ju jep një rol një rol të rëndësishëm si pikë reference për politikën e jashtme. Ngurrimi juaj për të mos dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe për të mos dekretuar zëvendësimin e tij, a është kjo pjesë e një ridimensionimi të rolit të Presidentit të Republikës në politikën e jashtme të vendit?

Presidenti Meta: “Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.” Pyetje: “Kushtetuta thotë: Ministri mishëron cilësitë e deputetit. Kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, si ju rezulton deri tani?”

Presidenti Meta: “Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME