Buxheti i vitit 2020 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale zgjeron mbështetjen ndaj kategorive në nevojë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se buxheti i vitit të ardhshëm për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale është buxheti i qytetarëve.
Kështu, sipas shifrave të bëra publike prej ministres, buxheti 2020 mbështet skemën e pagesave të personave me aftësi të kufizuar. Për këtë janë parashikuar 16.6 miliard lekë ku përfitues janë 166 mijë persona. Ndërsa për skemën e pagesave të ndihmës ekonomike janë parashikuar 4.5 miliardë, 66 mijë familje përfituese. z.tosku
