Categories Lajme

Durrës/Rritje e përpunimit të mallrave me destinacion Kosovën, rreth 100 mijë ton mallra më shumë se në 2018-ën

Volumi i mallrave tranzit nga/drejt Kosovës nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë 11 muajve të këtij viti është 2.4 herë më i lartë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit janë përpunuar 189,132 ton mallra gjithsej, ndërsa në janar-nëntorin e vitit të kaluar shifra arrinte në vetëm 79,916 ton.

Në fillimin e këtij viti në port janë përpunuar 33 anije me mallra tranzit gjithsej, kryesisht me mallra të tipit qymyr, hekur, llamarinë rrotativë dhe xhamave. Këto mallra më pas, të ngarkuar në kamionë i janë drejtuar qyteteve të Prishtinës, Ferizajt, Suharekës, Rahovecit, Gjilanit, etj.

Mbi 96 mijë ton mallra janë përpunuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale të portit, ndërsa rreth 92 mijë ton të tjerë në Terminalin Lindor.

Kjo pikë doganore në Portin e Durrësit është vendosur më 15 janar të këtij viti. Mallrat që kanë destinacion tregun e Kosovës kontrollohen dhe zhdoganohen nga zyrtarë doganorë të Kosovës të vendosur në këtë port.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME