Categories Politike

Bylykbashi pas marrëveshjes: Çfarë synojmë me votimin biometrik

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi ka qenë sot i ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për të folur për dakordësinë e arritur dje për administrimin e zgjedhjeve dhe votimin biometrik. Bylykbashi tha se ka ende propozime dhe diskutimet që nuk janë finalizuar por e cilësoi votimin biometrik një pengesë për mbushjen e kutive me vota të pavërteta. Ai theksoi se depolitizimi i administratës zgjedhore do të jetë gradual. Bylykbashi shpjegoi edhe pse opozita pranoi që komisionet të jenë në të njëjtin status duke akuzuar maxhorancën se donte t’i kapte 5 me 2, raporton “BalkanWeb”.

“Dje u arrit të mbylleshin elementë të rëndësishëm. Ajo marrëveshje është më e gjerë. Ka pasur diskutime, ka propozime por nuk janë finalizuar. Duke iu referuar dakordësisë dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisionet zgjedhore. Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbetet siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre. Atëherë do të aplikohet formula e re që do të shkohet drejt depolitizimit. Por depolitizimi do të jetë gradual.

Komisionet janë të caktuara nga partitë politike. Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan. Edhe tentativa e fundit ishte që qeveria t’i kapte 5 me 2. Ne nuk rindezim konfliktin politik, marrim masa që në zgjedhjet e tjera të ndryshojnë. Këto komisione do të vijojnë të bëjnë detyrën e tyre. Do fusim garanci shtesë,. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë. Sot kutitë e votimit mbushen fshatshe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti. Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta. Nqs e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme.

Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument. Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo. Sigurisht bie në raport me situatën aktuale por kur të shkojë në një komision tjetër komisionerët e shohin se ka shenjën. pajisja është shumë e thjeshtë, mban gjurmën e çdo zgjedhësi. Nëse tenton, njerëzit thonë po sikur të votoj me kartën e një emigranti, do lërë gjurmën e tij dhe kur të shkojë për të votuar në emër të tij, do jetë sërish me të njëjtin gjurmë. Atëherë ai shkon në burg”, deklaroi Bylykbashi, raporton “BalkanWeb”.

Sa i përket deklaratës së opozitës parlamentare dhe kushteve të vendosura për votën e emigrantëve, Bylykbashi tha se do ketë dispozita që i hapin rrugë votimit të emigrantëve por evidentoi një dështim të qeverisjes. “Do bënë në pah një dështim të qeverisë, qeveria nuk ka bërë gati ende regjistrin e emigrantëve jashtë vendit. Pa u regjistruar në këtë regjistër nuk mund të marrë të drejtën e votimit”, tha ai.

Bylykbashi theksoi se tentativa (nga maxhoranca) ishte flagrante agresive që të kapte komisionet zgjedhore, t’i bënte 5 me 2 në gjithë Shqipërinë. “Sot gjysmën e ka maxhoranca, gjysmën opozita. Donte t’i merrte maxhoranca të gjitha, në QV, në KQZ e VNV. Ne kishim propozuar dje që 3 komisionerët jo politikë të mos jenë nga administrata publike dhe pas këtyre zgjedhjeve kryetari i komisionit të qendrës së votimit nuk do të vijë kurrë nga administrata publike, qoftë PD apo PS. Ne e bëmë këtë propozim, kur Rama e pa që nuk i jepte atë që donte u dorëzua tek administrata. Kemi pranuar që pas këtyre zgjedhjeve do futet modeli i ri. Edhe ODIHR e përshëndeti këtë qasje”, tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME