Categories Politike

Publikohet sondazhi i ri: Joe Biden ka përkrahje më të madhe se Donald Trump

Pasi formalisht e fitoi nominimin e Partisë Demokratike për të garuar për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden raportohet se ka përkrahje më të madhe të popullit amerikan sesa kreu i tanishëm i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, sipas rezultateve të një sondazhi. Në bazë të rezultateve të sondazhit IBD-TIPP, Joe Biden përkrahet nga 45 për qind e amerikanëve, ndërsa Donald Trump nga 42 për qind e tyre, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Nga sondazhi i qershorit duket se epërsia e presidentit të tanishëm që e kishte nga votuesit e regjistruar në kulmin e pandemisë ka filluar të dobësohet. Në maj, 41 për qind e amerikanëve pajtoheshin me veprimet e presidentit Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë, por në qershor kjo përkrahje ra në 38 për qind dhe 46 për qind ishin kundër.

E vetmja fushë ku presidenti Trump ende ka përkrahje është ekonomia. Në qershor, 46 për qind e pjesëmarrësve në sondazh e përkrahën punën e tij në këtë fushë dhe vetëm 37 për qind e kundërshtuan. Megjithatë, në krahasim me rezultatet e majit, përkrahja në këtë aspekt ra për katër për qind dhe pakënaqësia u rrit për 9 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME