Categories Lajme

India ia kalon Italisë për numrin, shënon rreth 10,000 raste të reja

Indi a i ka shënuar rreth 10,000 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke ia zënë vendin e gjashtë Italisë. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 ka shkuar në 236,657 persona, ndërsa 6,649 kanë vdekur, shkruan “BBC”.

Sistemi shëndetësor në Mumbai është pranë kolapsit, ndërsa raportohet se spitalet në New Delhi po mbeten pa hapësirë për pacientët.Pavarësisht numrit të madh të rasteve ditore, qeveria indiane ka marrë vendim që qendrat tregtare, tempujt e adhurimit, restorantet dhe zyrat të rihapen nga e hëna.

Shumë indianë janë ankuar në rrjetet sociale se pacientët me koronavirus nuk po marrin përkujdesje mjekësore. Disa spitale kanë thënë se kanë mbetur pa teste.Kritikët kanë thënë se rritja e rasteve tregon se masat e izolimit, të cilat i kanë kushtuar shumë ekonomisë së vendit, nuk kanë funksionuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME