Categories Sport

Vlorë, Kampionati kombëtar i basketbollit do të fillojë më 13 dhe 14 qershor, Flet Toska

Kampionati kombetar i basketbollit do të vendoset në parket në datat 13 dhe 14 qershor. Ndeshjet e fazës finale do të zhvillohen në këto data me katër skuadrat e vendit të parë për të përcaktuar titullin kampion. Trajneri i Flamurtarit në basketboll për femra Viron Toska ka konfirmuar një fakt të tillë duke përshëndetur dhe vendimin e FSHB për zhvillimin e kampionatit në fushë.

Sipas Toskes tashmë gjithcka është vendosur dhe ky është një vendim i drejtë që gjithcka të percaktohet sa i përket titullit kampion të luhet në parket duke dhënë verdiktet e veta në basketbollin e femrave. Ai ka theksuar se është vendimi më i drejtë që mund të merrej të këtë moment edhe për shkak të investimeve të kryera nga të gjitha skuadrat shqiptare në basketbollin e femrave apo edhe në të gjitha sportet.

Jane katër skuadrat pjesëmarrëse në fazen finale për titullin kampion. Flamurtari, Vllaznia, Partizani dhe Tirana që do të luajnë në gjysëm finale dhe finale për të përcaktuar ekipin kampion në basketboll për femra. Ndeshjet do të luhen në pallatin e sportit në Vlorë në dy data 13 dhe 14 qershor dhe ky është vendimi i FSHB, duke e marrë një vendim të tille edhe pas renditjes së arritur deri më tani nga skuadrat në basketbollin e femrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME