Categories Politike

Ministri italian: Shpresoj që shtetet e BE-së të rihapin kufijtë për qytetarët tanë

Italia shpreson që vendet e tjera të Bashkimit Evropian të rihapin kufijtë e tyre për shtetasit italianë më 15 qershor. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, teksa masat e izolimit në mbarë Evropën – të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit – gradualisht kanë filluar të lehtësohen.

Italia – një prej vendeve të goditura më së keqi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi – hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë. “Data 15 qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Di Maio gjatë vizitës së tij në Slloveni.

Homologu i tij slloven, Anze Logar tha se “kushtet shëndetësore në Italia janë duke u përmirësuar shumë shpejt… Jam optimist për 15 qershorin”. Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë – përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi – të mund të udhëtojnë.

Italia deri më tani ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur. Sllovenia – që muajin e kaluar deklaroi se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në këtë shtet – ka raportuar për 1,479raste dhe 109 të vdekur. Sllovenia, në javët e fundit po ashtu ka lejuar udhëtimet e njerëzve nga shtetet fqinje si Kroacia, Hungaria dhe Austria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME