Categories Lajme

Bylykbashi reagon për ligjet që kaluan në Kuvend: Shkak u bë presioni i ndërkombëtarëve

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar për marrëveshjet e miratuara në Këshillin Politik duke thënë se falë presionit të opozitës dhe të ndërkombëtarëve, pas 2 muajsh janë nxjerrë “në dritën e diellit” ligjet e fshehura.

“Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet”, shkruan Bylykbashi në një status në Facebook duke sqaruar se të gjitha janë miratuar pasi u propozuan nga opozita e bashkuar.

Ish-deputeti thekson se detyra e vetme është që të miratohen në Kuvend pa asnjë ndryshim duke u bazuar në marrëveshjen e 14 Janarit. Por sipas tij, ky veprim nuk është bërë pasi kryeministri ka interes të ndryshojë rregullat e lojës, por shprehet i bindur se Rama ka takim me fundin e tij politik më 25 Prill.

Reagimi i plotë: Me ne fund paketa e dyte e amendamenteve pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet qe u miratuan nga Keshilli Politik me konsensus ne korrik, gjeti driten e diellit ne Kuvend edhe pse perfaqesuesi socialist ne Keshillin Politik kishte deklaruar qe me 27 korrik se ato ishin depozituar ne Kuvend ne perputhje me Marreveshjen e 5 qershorit. Pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit.ama

Ligjet u miratuan ne korrik ne Keshillin Politik si pjese e Marreveshjes se 5 qershorit, por per dy muaj u mbajten te fshehur ne sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend.

Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet. Te gjitha te miratuara mbi bazen e propozimeve te Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik. Por sot, sharlatanet e mazhorances na i paraqiten sikur jane iniciativat e tyre. Ata kane vetem nje detyre tani mbi bazen e Marreveshjes se 14 janarit: t’i miratojne keto ligje pa asnje ndryshim, siç jane miratuar nga Keshilli.

Ato ligje sot duhej te ishin miratuar e te ishin ne fuqi, por Edi Rames nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson te ndryshoje rregullat konsensuale te lojes, jo te miratoje rregulla qe i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe krimineleve qe ka pas. Sado qe te perpiqet, me 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME