Categories Lajme

Bypass-i Vlorës – Drejt përfundimit ‘Rrethrrotullimi i Tragjasit’ (Foto)

Eshte një ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në jug të vendit Bypass-i Vlorës  dhe deri tani janë realizuar më shumë se 50% e punimeve dhe vijon puna me ritme të larta, në mënyrë që kjo vepër të jetë në një kohë sa më të afërt në dispozicion të qarkullimit të automjeteve.Ky eshte një investim strategjik për Rivierën Shqiptare dhe Njesine Administrative Orikum, që do të sjellë më shumë turizëm, ekonomi, punësim.
Ne afersi te hyrjes per ne fshatin Tragjas, ne piken ku bashkohet me rrugen Orikum-Tragjas eshte bere “Rrethrrotullimi i Tragjasit’ i cili lidh Bypass-in e Vlores me rrugen Orikum_tragjas.

Nje pjese e udhetareve dhe banoreve te zones kane filluar te perdorin rrugen e asfaltuar te Bypassit per vajtjen dhe kthimin nga fshati Tragjas. Tashme ofrohen dy mundesi per te banoret e zones per te shkuar ne fshatin Tragjas dhe anasjelltas,rruga ekzituese e cila del te Ura e Izvorit dhe rruga e re e bypass-it e cila del ne pjesen jug-lindore te Orikumit. Progresi fizik i punimeve është rreth 50%, ndërsa në rrethrrotullimin në km 0, kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika dhe punimet e gjelbërimit.

Po ashtu ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në 9 km gjatë gjithë gjatësisë së projektit. Ka përfunduar montimi i trarëve tek Ura 1, si dhe montimi i trarëve dhe betonimi i soletës tek ura 5.

Bypass-i i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.
Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit. Vepra është financim i BERZH, BEI dhe BE-së.
Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. Ajo nis nga Rrethrrotullimi, në fund te autostradës Levan-Vlorë. Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge është parashikuar vendpushimi për automjetet. Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona do të kthehet në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME