Categories Kuzhina

Byrek me mish të grirë dhe patate

Byrek me mish të grirë dhe patate

Përbërësit:

1 pako peta

1 qepë

350 gr mish të grirë

800 gr patate

1 tufë majdanoz

krip + piper të zi

100 ml vaj

1 kokërr vezë

200 ml qumësht

Përgatitja: Fillimisht presim qepën në kubikë të vegjël. Patatet i qërojmë dhe i presim dhe ato në kubikë. Vendosim një tigan me 4 lugë vaj dhe kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim atë deri sat ë thërrmohet. Shtojmë patatet dhe I trazojmë së bashku me mishin dhe qepën për 5 minuta. I rregullojmë me kripë, piper dhe në fund shtojmë dhe majdanozin të grirë hollë. Në një tas përziejmë një kokërr vezë me vaj dhe qumësht. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë petët duke I spërkatur çdo dy petë me pak vaj trazuar me qumësht dhe vezë. Mbushjen e shtrojmë në mes të petëve duke e mbuluar përsëri me petë të spërkatura ( çdo dy petë) me vaj trazuar me qumësht dhe vezë. Në fund mbledhim anët e petëve dhe e lyejmë sipërfaqen e byrekut me qumështin me vezë. E vendosim byrekun të piqet në temperaturën 200º Celsius për 30-35 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME