Categories Sport

Caktohet data dhe orari i Dinamo Tbilis-Tirana, bardheblutë i mban sërish “peng” Ngo

Tirana prej ditësh përgatitet për ndeshjen me Dinamo Tbilis, ndërkohë që UEFA ka caktuar orarin e zhvillimit të kësaj sfide. Bardheblutë do të luajnë me datë 19 gusht në orën 19:00. Kështu, qëndrimi i tyre në Pogradec do të zgjasë një ditë më shumë se ç’e kishin parashikuar dhe bardheblutë do të kenë pak më shumë kohë për të kolauduar ekipin, i cili ditët e fundit ka pësuar shumë ndryshime, ku janë larguar plot shtatë lojtarë dhe deri tani kanë ardhur katër të tjerë.

Një lojtar, që nuk po stërvitet me bardheblutë, por largimi i tij nuk është zyrtarizuar është Majkëll Ngo. Anglezo-nigeriani edhe këtë verë nuk është i bindur nëse do të vazhdojë me Tiranën në sezonin e ardhshëm. 27-vjeçari ka oferta nga jashtë vendit dhe menaxheri i tij është në bisedime, çka mban edhe Tiranën në dilemë për disponueshmërinë e tij ndaj Egbo për eliminatoret e Champions league.

Megjithatë, në ditët e ardhshme bardheblutë pritet të zyrtarizojnë tre afrime të tjera, siç e ka treguar vetë presidenti Halili, mes tyre edhe në sulm. Largimi i Dungës dhe shitja e mundshme e Muçit i detyron bardheblutë të ndërhyjnë për të përforcuar ofensivën e sezonit të ardhshëm, ku sërish do mundohen të përsërisin sezonin e sapombyllur, ku u shpallën kampion dhe siguruan të ardhura të konsiderueshme financiare.

Në medie qarkullojnë lajme se Tirana i ka kërkuar një përgjigje anglezit dhe dita e sotme është e fundit, që Ngo do të ketë mundësi t’i bashkohet Tiranës. Në rast të kundërt në majën e sulmit bardheblu do të shohim të tjerë emra, ku një talent si Muçi është gati të ndëshkojë Dinamo Tbilisin dhe të krijojë akoma më shumë treg në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME