Categories Lajme

Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetuese, nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

Në mbledhjen e saj të parë pas tre vitesh pauz, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur që javën e ardhshme të nisin me shqyrtimin e seancave plenare, si dhe të procedurave për zgjedhjen e kryetarit e ri. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, i është lejuar ushtrimi i kompetencave të kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri. Mbledhja e parë e Gjykatës Kushtetuese pasi ajo u bë funksionale zgjati plot 5 orë. Gjatë mbledhjes të kësaj të enjteje 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën ndarjen e kolegjeve, në Penal, Civil dhe Administrativ si dhe bënë kalendarizimi i çështjeve.

Burime pranë kësaj gjykatë bëjne me dije se, gjykimi i çështjeve pritet të nisë nga java e ardhshme dhe deri në muajin shkurt do të shqyrtohen të paktën 20 dosje. Një ndër çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtohen janë edhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi që në korrik të 2019-tës ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese teksa kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike me argumentin se është rretgjistruar tej afateve.

Një tjetër çështje e nxehtë është padia e presidentit Ilir Meta për ligjin e shëmbjes së teatrit dhe së fundimi ndryshimet në kodin zgjedhor. Gjithashtu anëtarët e kësaj gjykatë pritet të shqyrtojnë edhe  kërkesës e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. Konflikti mes kryemisnistrit dhe Presdentit nisi pas refuzumit të këtij të fundit që të dekretonte Gent Cakaj si ministër të Jashtëm. Ndërkohë që kjo gjykatë ka rreth 140 çështje për të shqyrtuar.

Njoftimi i plotë i GJK: Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e sotme të datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon: Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8557/2000 (i ndryshuar); Të ngarkojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit;

Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja e) të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar; Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në mbledhjen e gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë për të kërcënuar njëri-tjetrin, në pranga dy fqinjët në Shkodër!

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Shkodrës pas një konflikti të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME