Categories Lajme

Thethi mes izolimit të dëborës dhe mungesës së energjisë elektrike, banorët: Nuk kemi shërbim shëndetësor

Ulja e temperaturave dhe nisja e reshjeve të dëborës në zonat veriore të vendit ka sjellë dhe bllokimin e Thethit, i cili vijon të jetë i izoluar prej disa ditësh. Reshjet intensive të dëborës ditën e djeshme kanë bërë që trashësia e saj të shkoj deri në 1 metër. Në këto kushte rruga e ‘Qafthores’ mbetet e pakalueshme, ndërkohë që banorët i bëjnë apel instancave shtetërore për marrjen e masava dhe zhbllokimin e rrugëkalimit.

Përmes një video-je të dërguar në redaksinë e FaxNeës, disa banorë shprehen se si pasojë e bllokimit të rrugës ata nuk mund të marrin shërbimin shëndetësor për personat të cilat e kanë të domosdoshëm.  Reshjet e dëborës janë shoqëruar dhe me rëshqitje dheu të cilat e kanë bërë të pamundur qarkullimin në “Qafthore”. Banorët bëjnë me dije se ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike. “Shikojeni edhe vetë erdhëm deri këtu dhe rruga është e bllokuar dhe ka mbi 50 centimetra dëborë. Jemi të izoluar, rruga është e bllokuar, s’ka drita, ska doktorë”, shprehen banorët e fshatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME