Categories Lajme

Rruga në Durrës mbuluar nga uji, Xhaferraj: Rikonstruksioni kushtoi 95.6 milionë lekë

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar shkaktuan përmbytje në disa zona të vendit, përfshirë Durrësin. Për këtë situatë ka ngritur shqetësimin, kryetari i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj. Kreu i demokratëve të Durrësit ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet aksi “4 rrugët Shijak – Nishtulla Durrës” të mbuluar nga uji. Xhaferraj shprehet se punimet për këtë aks filluan në korrik 2020 dhe përfunduan në gusht 2020, me vlerë 95.6 milionë lekë. “Këto janë pamje të aksit rrugor “4 rrugët Shijak – Nishtulla Durrës” dhe degëzimin e rrugës në ish-Stacionin Zooteknik në Xhafzotaj”.

Punimet filluan në korrik 2020 dhe përfunduan në gusht 2020. Vlera e fondit ishte 95.6 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e saj. Siç shihet në video, kanalizimet janë bërë jashtë çdolloj standardi dhe rruga vazhdon të përmbytet”, shkruan Xhaferraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME