Categories Lajme

CAS “burgos” Partizanin, lë në fuqi dënimin e FIFA-s, të kuqtë mbeten pa merkato

Ilir Daja dhe i gjithë ambienti i kuq kishin kthyer vështrimin nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me shpresën që të shfuqizohej dënimi i dhënë nga FIFA. Ndryshe nga se pritjes dhe nga se drejtuesit e Partizanit shpresonin, CAS ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga FIFA-s, duke i mohuar ekipit kryeqytetas të drejtën të futen në merkato për dy sesionet e radhës. Ky vendim vë në pikëpyetje sezonin e Partizanit pasi ashtu siç ishte e dukshme, të kuqtë janë një grup shumë i limituar, i pa plotë dhe pa shumë cilësi për të konkurruar për objektiva të rëndësishëm.

Me të drejtë, Ilir Daja nuk preferoi në asnjë moment të vendonte objektiva pasi gjithçka ishte e lidhur pikërisht me vendimin që do të merrte Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Në njoftimin e bërë publik për mediat, klubi i Partizanit theksoi se pavarësisht këtij vendimi që pengon zhvillimin normal të sezonit aktual, FK Partizani do të vijoj punën e pandërprerë duke pasur besim maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktual. Ndër të tjerë klubi i kuq theksoi se do të vijoj betejën ligjore për dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.

NJOFTIM Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve të FIFA-s për pezullimin e klubit nga pjesëmarrja në dy sesionet e radhës të merkatos.

Duke siguruar sportdashësit dhe opinionin sportiv se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportiv shprehim zhgënjimin tonë mbi këtë vendim që cënon ecurinë tonë në kampionatin që sapo pritet të filloj. Në arsyetimin e saj CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit. 

Pavarësisht se ky vendim në arsyetimin e tij na pengon në zhvillimin normal të projektit sportiv për sezonin aktual, FK Partizani do të vijojë punën e pandërprerë me gjithë vështirësitë e krijuara duke patur besimin maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktualë. Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME