Categories Lajme

Ndjekje si nëpër filma, 35-vjeçari nuk i ndalon policisë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili po trafikonte 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt një pagese prej 450 euro për person. I ndaluari shtetasi Mateo Buzi, nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar mesnatën e djeshme duke shtuar shpejtësinë e mjetit që po lëvizte. Kjo ka bërë që 35-vjeçari të humb kontrrollin e mjetit duke rrezikuar jetën e tij dhe të pasagjerëve që po transpotonte.

Postimi i plotë i policisë: Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve të huaj nga vende të treta, kundrejt fitimit. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, operacioni policor “Mesnata”.

Gjatë operacionit është vënë në pranga nga Policia një 35-vjeçar, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t’u larguar ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke rrezikuar jetën e 10 personave që transportonte.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në vendin tonë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në Durrës, duke transportuar drejt Tiranës, kundrejt fitimit 450 euro për person, 10 shtetas sirianë, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME