Categories Lajme

Çelet gara për aksin Milot-Fier, rruga me vlerë 1.2 mld euro do të jetë me pagesë

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e aksit Milot-Fier duke e konsideruar këtë ‘si ambicie të qeverisë së tij si një pjesë e rëndësishme e “Korridorit Blu” i cili do të lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë dalje në detin Adriatik dhe Jon. “Faktikisht ne e kemi shpallur ambicien tonë për “Korridorin Blu” qysh në krye të herës. Një projekt i cili është vendosur si prioritet gjithashtu ne procesin e Berlinit si dhe eshte bërë i mundur financimi i tij, por që duhet të kalojë në mekanizmat e pashmangshëm të burokracisë europiane. Kjo ka bërë që ne nuk mund të presim në pafundësi dhe zgjodhëm financimin publik privat për dy pjesë të ketij korridori, Milot-Balldren dhe Thuman-Kashar. Të cilat janë sulmuar ashpër këto kohë.

Pakti për Universitetin bëri që fondet e këtij të fundit të alokohen për rritjen e kushteve të studentëve. Ndërkohë që segmenti Milot-Fier nuk e ngarkon shtetin shqiptar me asgjë më shume pasi financimi do të bëhet nga fituesi i kësaj gare. Në këtë mënyrë do të kemi një aks të “Korridorit Blu” shumë i rëndësishëm për lëvizjen e turistëve në rajon. Nëse do të shohim bilancin e vdekjeve dhe plagosjeve në segmentin Milot-Tiranë është për të vënë duart në kokë. Do të jetë një rrugë me pagesë ku nga Morina në Fier do të shkohet për 3 orë. Aksesi i turistëve që do të vijnë nga kosova jo vetëm që do të jetë më i shpejtë por edhe më i sigurtë.” – deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME