Categories Lajme

Celibashi: Na sulmuan aplikacionin e KQZ që tregon të dhënat e pjesëmarrësve në votim

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton i cili update-on të dhënat e shifrat e votuesve orë pas ore.

“Në lidhje me % e pjesëmarrjes duke të sqaroj dy komente, e para është informacion; Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha. Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuara, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë.

Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C. Në këtë aplikacionin, është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron cdo orë, por e bën edhe cdo anëtar i QV-së dhe automatikisht kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit.

Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar” tha ai.

Në këtë aplikacionin, është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron cdo orë, por e bën edhe cdo anëtar i QV-së dhe automatikisht kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit.

Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar. Alternativa tjetër është përmes një aplikacioni tjetër”tha ai.

E ndërsa i cilësoi të përkoshme pezullimet e votimeve në disa qendra, Celibashi sqaroi edhe konfliktet në disa zona. “Konfliktet në pjesën më të madhe kanë qenë të karakterit të administrimit zgjedhor dhe jo të vendosin në rrezik zhvillimin dhe integritetin e procesit.

Në shkollën “Betim Muço” ka pasur një grumbullim njerëzish edhe në pjesën e brendshme të qendrave të votimit. Kemi dërguar inspektorë të KQZ dhe situata tashmë atje është qartësuar dhe procesi është duke vijuar normalisht” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME