Categories Lajme

Celulari i ministrit francez ishte në përgjim

Celulari i një ministri francez duket se është përgjuar nga programi Pegasus i kompanisë izraelite NSO Group. The Guardian raporton se celulari tregoi gjurmë të spyware pas analizimit nga ekspertët. Bëhet fjalë për François de Rugy, i cili ka qenë ministër i Mjedisit në Francë në periudhën 2018-2019. Këto gjetje u zbuluan nga rrjedhja e një baze të dhënash ku përfshihen numra politikanësh e gazetarësh të cilët janë përgjuar përmes programit Pegasus dhe këto biseda më pas pretendohet se u janë shitur qeverive autoritare nga kompania izraelite.

Në mesin e këtyre numrave është edhe ai i Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe shumica e ministrave të kabinetit të parë qeverisëd, përfshirë edhe ish-Kryeministrin francez Edouard Philippe. Një zëdhënës i kompanisë NSO Group tha se Presidenti Macron dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë franceze dhe belge, siç rezulton në bazën e të dhënave, nuk kanë qenë asnjëherë në “shënjestër” të programit Pegasus.

The Guardian raporton se ka të ngjarë që Maroku ka qenë shteti i interesuar për Macron edhe ekipin e tij të parë qeverisës. Një zyrtar i Presidencës franceze është shprehur se nëse këto pretendime provohen, atëherë kjo është ngjarje shumë e rëndë. Aktualisht Prokuroria franceze ka nisur hetimet pas publikimit në media të skandalit të përgjimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME